Olivier Zhiru është lojtari i ri i Milanit. Pas vizitave mjekësore kampioni i Botës me Francën ka hedhur firmën në një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë e Milanit.
Zyrtarizimi është çështje orësh, por tashmë 34-vjeçari do të jetë një armë më shumë për milanezët ku me Ibrahimoviç pritet të bëjnë një dyshe tepër të fuqishme.
Me shumë gjasa francezi do të mbajë tek Milani fanellën me numrin “9”, numër që pas Filipo Inzagit ka qenë i “mallkuar” për ata që e kanë mbajtur pas shpine.
Gjatë sezonit të kaluar Zhiru u aktivizua me Çelsin në të gjitha kompeticionet në 29 ndeshje nga ku realizoi dhe 10 gola.