Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” për të folur rreth luftës për Scudetton kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje për të luajtur.
“Interi nuk është fundosur dhe mbetet një rrezik, të gjithë e njohim atë ekip.
Gjithashtu Napoli dhe Juve janë ende në lojë. Ne jemi të vetëdijshëm se Scudetto është afër, por duhet të jemi të kthjellët, të vazhdojmë të punojmë shumë deri në fund.
Kemi disa ndeshje ku duhet të përballemi si në finale, duhet të jemi në 200% për të arritur objektivin tonë që gjithashtu është një ëndërr.
Të rikthejmë Scudetton pas 11 viteve nga ai i fundit,” u shpreh sulmuesi francez./ h.ll/albeu.com