Girona ndalet nga Real Betisi

Girona është ndalur në fund nga Real Betisi në xhiron e 18-të të La Ligës.

Mysafirët avancuan me golin nga penaltia të cilin e realizoi Artem Dovbyk.

Mirëpo në fund shifrat i barazoi German Pezzella në minutën e 88-të.

Me këtë barazim Girona mbetet në vendin e parë të La Ligës me 45 pikë.

Ndërkaq, Real Madridi e ndjek nga pas me 42 pikë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /KlanKosova/


Shtuar 21.12.2023 22:03