6500 tifozë në Kategorinë e Parë, Elbasani i jep “leksion” elitës së futbollit shqiptar

Elbasani dhe Bylis mbyllën ditën e sotme në barazim 2 me 2, një ndeshje të luftuar mes tyre. Në stadiumin “Elbasan Arena” ra në sy prania e shumtë e tifozëve.

Sfida e Kategorisë së Parë pa 6500 tifozë të pranishëm, në një ditë të enjte dhe kur ora shënonte 18:00. Krahasuar me finalen e Superkupës së djeshme mes Partizanit dhe Egnatias në “Air Albania”, bie në sy se numri i tifozëve është më i lartë. Një “leksion” ky se si duhen mbështetur ekipet e zemrës.

Këtë ndeshje e luajtën dy vendet e para të Kategorisë së Parë. Bylis e mbylli si kampione dimri, ndërsa në anën tjetër Elbasani e ndjek me 3 pikë më pak. Vlen për t’u theksuar se Elbasani ka pasur mbështetje të konsiderueshme dhe në takime të tjera gjatë këtij sezoni. /Newsport.al/


Shtuar 21.12.2023 22:01