Pas polemikave të ditëve të fundit, shtohen zërat për një lamtumirë të mundshme dhe të bujshme të Donnarummës, i cili dje pranoi sërish stolin në fitoren 2-0 të PSG ndaj Montpellier.
Pochettino e konsideron Navas titullar. Prandaj një seri pakënaqësish që mund të çojnë në skenarë të bujshëm. Mino Raiola është i befasuar nga kthesa e ngjarjeve në Paris dhe është gati, për të kërkuar një strehim të ri për klientin e tij.
Juventusi është favorit kryesor për të nënshkuar me Donnarumman, marrë nga SportMediaset.
Szczesny, pak nga pak, po del nga momenti i komplikuar i fillimit të sezonit, por është e qartë se bardhezinjtë po kërkojnë një portier të nivelit më të lartë, i cili mund të garantojë një performancë të vazhdueshme për të paktën një dekadë. /albeu.com/