Gerard Pique “frikëson” tifozët, në fund të sezonit do të marrë vendimin

Gerard Pique po mendon të largohet nga Barcelona.

Largimi nuk nënkupton transferimin në një klub tjetër, por varjen e këpucëve në gozhdë.

Sipas “Esport3”, Pique po mendon t’i thotë lamtumirë futbollit në fundin e këtij sezoni. Për këtë arsye Barcelona ka nisur të interesohet që tani për një qendër mbrojtës të kalibrit të lartë për të zëvendësuar spanjollin./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 15:40