Gazetarja nuk e njeh Werner, bën gafë në prezantim (VIDEO)

Gazetarja e “Sky Sports”, Natalie Pinkhman ka bërë gafën e vitit.

Teksa ndodhej në “Grand Prixin” e Austrisë, bukuroshja ka marrë në një intervistë sulmuesin Timo Werner por është ngatërruar duke e prezantuar për teleshikuesit si portierin e Chelseas.

“Unë kam këtu Timo Werner. Portierin e Chelseat dhe Gjermanisë. Si jeni?”, tha gazetarja.

Por sulmuesi gjerman me mirësjellje e injoron gabimin dhe vazhdon me intervistën e tij, por vetëm mund të imagjinohet reagimi i tij nën maskën mbrojtëse të fytyrës. Ai dëgjohet të ketë thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”.


Shtuar 5.07.2021 09:29