Gazeta italiane thur elozhe për Lautaron: Sulmues vdekjeprurës i cili ka në shënjestër Milanin

“Njëri driblon dhe shënon me një buzëqeshje, tjetri shënon dhe driblon me pamjen e një djali të ashpër që nuk dëshiron të bëjë shaka.

Dy mënyra të ndryshme të të qenit dy sulmues modern, tashmë themelorë prej disa kohësh, por gati një hap larg për të qenë protagonist në Botërorin e radhës.”

Kështu shkruan “Corriere dello Sport” për Lautaron dhe Leao, duke i treguar ata si protagonist të derbit që do të luhet nesër.

Në veçanti, për argjentinasin, gazeta nënvizon: “Tashmë 3 gola të shënuar, ai u gjend pothuajse menjëherë pa Lukakun. Ai ka krijuar vendin e tij te sulmi i Inzaghit dhe sigurisht është i vetmi i cili cilësohet i pazëvendësueshëm. Nuk e ka Perisic që ta ndihmojë me topat e gjatë apo të ngushtë brenda zonës, nuk e ka Hakimin që të marrë krahun dhe ta nxjerrë përballë portës së boshatisur, nuk e ka Lukakun ende në formën e tij më të mirë, por përsëri Lautaro Martinez arrin të shënojë dhe të jetë vdekjeprurës për kundërshtarin.

Lautaro është vërtet i rrezikshëm përballë portës, dhe kushurinjtë e tij, Milan, duhet të bëjë kujdes”, shkruan gazeta italiane./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.09.2022 12:46