Legjenda e futbollit të Uellsit, Gareth Bale është afër vendosjes për t’i dhënë fund karrierës.
Sipas mediave spanjolle, ai do ta bëjë këtë nëse Uellsi nuk kualifikohet në Kupën e Botës.
Të lidhura
None found
Uellsiani ka qenë shumë herë jashtë fushës gjatë karrierës së tij për shkak të problemeve fizike, ndërsa së fundmi është spekuluar për lëndime të rreme për të mos luajtur.
Hapi i fundit drejt Katarit për Uellsin dhe Bale do të jetë fituesi i duelit në të cilin takohen Skocia dhe Ukraina dhe ajo ndeshje do të luhet në qershor, ndaj do të presim deri në verë për vendimin përfundimtar për tërheqjen e mundshme të Bale. /albeu.com/
