Yamal lë pas Raulin dhe vendos një rekord të paarritur prej 66 vitesh

Lamine Yamal vijon të lërë gjurmë në historinë e futbollit. Sulmuesi i Barcelonës ishte sërish protagonist me kombëtaren e Spanjës, duke vendosur rekorde të reja dhe duke dëshmuar edhe një herë se është ndër talentet më të mëdha të futbollit evropian.

Spanja triumfoi 4-1 ndaj Kroacisë të martën në mbrëmje, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, në ndeshjen e dytë të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Yamal shënoi dy prej golave dhe dha edhe një asistim.

Të lidhura

None found

Të dhënat e publikuara nga Stats du Foot tregojnë se kjo ishte ndeshja e parë në karrierën e tij me Spanjën në të cilën ai realizoi gol dhe asistoi.

Ndërkaq, sipas Mister Chip, 19-vjeçari u bë lojtari më i ri spanjoll që arrin të shënojë të paktën dy herë dhe të japë një asistim në të njëjtën ndeshje. Yamal e realizoi këtë në moshën 19 vjeç e 78 ditë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Raul, i cili e kishte arritur këtë statistikë kur ishte 21 vjeç e 273 ditë.

Një tjetër arritje e rëndësishme lidhet me golin e tij të dhjetë për kombëtaren A. Sipas Stats du Foot, Yamal është lojtari më i ri evropian që mbërrin në këtë kuotë që prej danezit Harald Nielsen, i cili shënoi golin e dhjetë më 26 gusht 1960, në moshën 18 vjeç e 10 muaj.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse nuk kufizohen vetëm te rekordet. Sipas të njëjtit burim francez, Yamal ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në 18 gola në tetë ndeshjet e fundit me klubin dhe kombëtaren, ku numëron 11 gola dhe shtatë asistime.

Ylli i Barcelonës kryeson gjithashtu listën e futbollistëve me më shumë kontribute në gola në Ligën e Kombeve deri në këtë fazë, pasi ka marrë pjesë drejtpërdrejt në katër gola.


Shtuar më 30.09.2026 09:09

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş