Ardon Jashari vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Luzerni apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar skuadër pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Por deri te transferimi ka ende shumë punë, pasi Luzerni e vlerëson lartë kapitenin e tyre dhe nuk dëshiron ta humbas me pak para.
Calciomercato ka raportuar se pesë është numri i skuadrave italiane që duan transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.
Napoli, Atalanta, Bologna, Verona dhe Sassuolo janë duke kërkuar shërbimet e tij, me këta të fundit që janë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Jasharit.
Sassuolo është në bisedime të avancuara me Luzernin për Jasharin, por klubi zviceran kërkon 6,5 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Interesim për talentin shqiptar kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Villarreal, Freiburg, Eintracht Frankfurt, Benfica dhe Celtic.
Jashari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare me Luzernin ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/