“Garë” e fortë për numrin 9, Broja, Manaj dhe Asani duan fanellën e bomberit

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, të cilat do të luhen më 22 dhe 25 mars në Parma e Stokholm.

FSHF publikoi listën me 26 lojtarë që trajneri Sylvinho kishte përzgjedhur për këto dy paraqitje të para të vitit 2024.

Braziliani thërriti plot 9 sulmues dhe Arbër Hoxha është debutuesi i cili do të veshë fanellën kuqezi për herë të parë në karrierë, ndërsa u lanë jashtë Mirlind Daku e Arbnor Muja.

Emra të bujshëm si Armando Broja, Jasir Asani, Ernest Muçi apo rikthimi i Rey Manajt e bëjnë repartin ofensiv të Shqipërisë një vullkan të vërtetë. Shumë sulmues që garantojnë gola dhe janë gati të marrin përsipër rolin e bomberit.

Ende nuk janë bërë të ditura numrat që do të mbajnë lojtarët në fanellë, por me kaq shumë sulmues, e sigurtë është që gara më e fortë bëhet për fanellën me numrin 9.

Në kualifikuese e ka mbajtur Jasir Asani, në mungesë të Armando Brojës dhe Rey Manaj.

Mbetet të shihet se cili do të jetë numri 9 i Shqipërisë, me të 3 lojtarët që janë gati të bëjnë rolin e bomberit për fanellën kuqezi.


Shtuar 18.03.2024 18:27