Galatasaray i mbyll “derën” Realit, nuk pranon asnjë ofertë për argjentinasin

E ardhmja e Mauro Icardit, me kthesat e bujshme në orët e fundit të merkatos së janarit, do të jetë ende në Galatasaray. Në javët e fundit, ish-lojtari i Interit ishte lidhur me një kalim te Real Madrid, me skuadrën e Ancelottit në kërkim të një sulmuesi pas lëndimit të Vinicius.

Për argjentinasin, i rritur në Spanjë në sektorin e të rinjve të Barcelonës, u fol për një huazim 6 mujor dhe me pagë prej 8 milionë eurosh. Megjithatë, siç raportohet sot nga portali turk “Fotomac”, Galatasaray ka kthyer çdo ofertë te dërguesit, duke “blinduar” sulmuesin, të paktën për këtë sezon.

27 paraqitje këtë sezon, mes ligës dhe kupave, 17 gola dhe 6 asiste në “llogarinë” e ish-kapitenit zikaltër. Këto janë shifrat e Ikardit, që e shtynë Gallatasarajn të refuzonte të gjitha ofertat, përfshirë edhe atë të Real Madridit.

Argjentinasi ka një kontratë që skadon në vitin 2026 me klubin e Stambollit. Bisedimet për një transferim mund të rihapen në verë, me kusht që të arrijë një ofertë e rëndësishme ekonomikisht si për lojtarin, ashtu edhe për klubin turk. /panoramasport/


Shtuar 4.01.2024 21:31