Futbollistët e PSG-së të preferuarit e hajdutëve, grabitet apartamenti i sulmuesit

Pak pas triumfit në finalen e Champions League, gjërat për Khvicha Kvaratskhelia nuk kanë shkuar aq mirë. Sulmuesit të Paris Saint Germain i është grabitur apartamenti në Francë.

Hajdutët kanë vjedhur bizhuteri, çanta dhe ora në shtëpinë me qira ku banon ylli i parisienëve. Në momentin që kjo grabitje ka ndodhur, Khvicha Kvaratskhelia ndodhej me pushime në Kanë.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe bashkëlojtarit të tij, Fabian Ruiz para pak javësh, të cilit i është grabitur shtëpia. Futbollistët e PSG-së vazhdojnë të jenë “shënjeshtra” e preferuar e hajdutëve.


Shtuar 9.06.2025 19:10