Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar dhe atë të Kosovës. Ejup Mehmeti ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 75-vjeçare.
I njohur ndryshe si “Kapiti”, ishte një ndër emrat më të shquar në futbollin kosovar shumë vite më parë. Ejup Mehmeti në vitet 70’ bëri pjesë në ekipin e Prishtinës si futbollist.
Më pas në vitin 2012, “Kapiti” u emërua dhe si trajneri i klubit kryeqytetas të Kosovës. Ejup Mehmeti është nderuar gjithashtu edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.