Konfirmohet nga drejtori i Juventusit: Ronaldo nuk është i dëmtuar

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se ylli Cristiano Ronaldo nuk është lënduar.

Portugezi është në stol në ndeshjen e fundit të Seria A, vendim nga Andrea Pirlo që befasoi të gjithë.

Sidoqoftë, Paratici ka zbuluar se Ronaldo nuk është i lënduar.

“Cristiano Ronaldo nuk është i lënduar. Ka luajtur shumë ndeshje në ditët e fundit, të mërkurën ishte ndeshje shumë e rëndësishme”.

“Bashkë me Pirlon, vendosëm që Ronaldo të mos jetë titullar. Por, ai është i gatshëm”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do Ronaldo do zhvillojë ndonjë minutë në pjesën e dytë.


Shtuar 23.05.2021 21:08