Futboll, sponsora dhe biznese, zbulohet shifra e frikshme neto e pasurisë së CR7

Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë të shkëlqyer në futboll që kur bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare për Sportingun e Lisbonës në vitin 2003. Periudha jashtëzakonisht e suksesshme në Manchester United , Real Madrid dhe Juventus , si dhe dominimi në skenën ndërkombëtare të Portugalisë, jo vetëm që e ka bërë atë të jetë i cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave por edhe një nga më të pasurit.

Arritjet e jashtëzakonshme sportive brenda lojës dhe rekordet e shumta të thyera, së bashku me talentin e tij të jashtëzakonshëm natyror, e kanë shtyrë portugezin përpara në një territor të paeksploruar dhe në qendër të vëmendjes së vazhdueshme.

Në vitin 2020, gjatë kohës së tij në Juventus, ai tejkaloi 1 miliard dollarë fitime në karrierë dhe që nga tetori 2021, ai ka një vlerë neto prej 500 milion dollarësh.

Që kur u kthye në Man Utd, 36-vjeçari raportohet se ka një kontratë 480,000 paund në javë, e cila i çon të ardhurat e tij vjetore deri në 25 milionë paund.

Pesë Topa të Artë e knë ndihmuar për të rritur vlerën e tij dhe për shkak të arritjeve në futboll, ai ka përfituar fitime shtesë jashtë lojës, pasi shumë marka e kanë kërkuar atë si imazhin e produkteve të tyre.

Dhe të kesh 95.4 milionë ndjekës në Twitter dhe 364 milionë ndjekës fenomenalë në Instagram, sigurisht që nuk ka penguar asnjë mundësi reklamimi.

Në aspektin e sponsorizimit, marka CR7 ka qenë një nga tiparet më të spikatura për Nike dhe ai nënshkroi një marrëveshje të përjetshme me ta në 2016.

Është raportuar se vetëm nga Nike, ai fiton mbi 20 milionë dollarë në vit dhe rivaliteti i tij gjatë karrierës me Lionel Messin , i cili sponsorizohet nga Adidas, është një faktor i madh pas kësaj.

Në të kaluarën, kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë ka përfaqësuar gjithashtu Altice, Herbalife, DAZN, MTG, Clear Shampoo, Abbott dhe Unilever, të cilat i kanë rritur të ardhurat e tij vjetore me 45 milionë dollarë shtesë.

Ronaldo është gjithashtu ambasadori i kompanisë japoneze të teknologjisë ‘SIXPAD’, me vlerë 1.8 miliardë £ dhe aplikacionit të njohur LiveScore.

Me fizikun e tij, edhe pse i afrohet fazave të fundit të karrierës, si dhe me pamjen e tij tërheqëse, ai ka mundur të nënshkruajë kontrata me këto marka për të tregtuar më tej dhe për të dominuar skenën jashtë futbollit.

Larg sponsorizimit dhe kontratave komerciale, Ronaldo ka qenë gjithashtu proaktiv në ndërtimin e bizneseve të tija për të gjeneruar edhe më shumë fluks parash.

Ronaldo nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij dhe ka bërë përpjekje monumentale për t’i rikthyer ishullit Madeira dhe objektet e futbollit të restauruara së fundmi në qytetin e ishullit, Funchal.

Ai gjithashtu ka krijuar perandorinë e tij të hoteleve, të drejtuar nga grupi Pestana CR7, në Funchal, Lisbonë dhe së shpejti qytete të tjera anembanë botës.

Në vitin 2019, ai vazhdoi të zgjerojë portofolin e tij të biznesit me hapjen e një klinike për transplantim flokësh në Marbella, pas një klinike që ishte krijuar tashmë në Madrid dhe 10 të tjera në Portugali, duke gjeneruar 85 milionë paund shtesë në vit. r.t/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 12:30