Fulham ka marrë përsipër për të djegur Armando Brojën. Trajneri ka vendosur që ashtu si edhe në javën e fundit të Premier League, ta nxjerrë nga ekipi sulmuesin shqiptar.
Nëse më parë Broja qëndronte të paktën në stol, tanimë nuk gjendet as atje.
Për ndeshjen e sotme të Fulham kundër Sheffield Utd, Broja nuk gjendet as në stol.
Një lajm i keq ky për Shqipërinë teksa duket qartë se Armando nuk do të ketë asnjë minutë deri në momentin kur të fillojë Europiani dhe të mbarojë huazimi te Fulham.
Kjo nga ana tjetër konfirmon përplasjen që ka ndodhur mes Brojës dhe trajnerit të Fulham, pavarësisht se asgjë nuk bëhet e ditur në mediat.
Në ndeshjen e fundit, trajneri Silva vazhdoi lojën e poshtërimit duke u shprehur se Broja nuk është i mirë as për të qenë në stol dhe se Jimenez kishte fituar konkurrencën me të për një vend në pankinë.
Megjithatë tifozët shqiptarë e panë fare mirë formën e këtij sulmuesi në ndeshjen kundër Suedisë, që tregon qartësisht përplasjen e ndodhur te Fulham.
Por për fatin e keq, situata duket se nuk po ndryshon dhe duket se do të vazhdojë po kështu deri në fund të kampionatit. /Sport Ekspres/
Today's Fulham. 🖤🩷#SHUFUL pic.twitter.com/bpUl1AOrtd
— Fulham Football Club (@FulhamFC) March 30, 2024