Franca fiton bindshëm ndaj Wales, Benzema mbetet “thatë” (VIDEO)

Franca ka shënuar fitore bindëse në miqësoren ndaj Uellsit.

 

Kombëtarja e drejtuar nga Didier Deschamps triumfoi me rezultat 3 – 0.

Fillimisht, Uellsi mbeti me 10 lojtarë pasi Williams u ndëshkua me të kuq pasi preku topin me dorë brenda zonës së 11-metërshit.

Nga pika e bardhë dështoi qendërsulmuesi Karim Benzema (27′).

Pas tetë minutave, talenti Kylian Mbappe në mënyrën më të mirë realizoi për të zhbllokuar rezultatin (35′).

Antoine Griezmann dyfishoi epërsinë me një supergol që la të ‘shtangur’ portierin kundërshtar (48′).

Ndërkohë, për golin e tretë, njëkohësisht të fitores u përkujdes Ousmane Dembele (79′).

Kjo fitore dëshmon pse Spanja është ndër favoritët kryesorë për “Euro 2020”, derisa Uellsi pas disa ditëve do zhvillojë miqësore edhe me Shqipërinë.


Shtuar 2.06.2021 23:13