Formacioni i mundshëm i Man. United për ndeshjen me Arsenal, kthehet Ronaldo titullar

Michael Carrick do të drejtojë Manchester United për herë të tretë dhe të fundit, ndërsa do të presë sonte Arsenalin në “Old Trafford”.

Ish-mesfushori ka bërë një punë të mirë duke marrë një fitore në Champions kundër Villarreal dhe një barazim ndaj Chelsea në Premier League.

Ai shpreson ta mbyllë me sukses dhe të vlerësohet për këtë periudhë të shkurtër duke siguruar një rezultat pozitiv sonte.

Ndaj Chelsea, Carrick mori një vendim të guximshëm për të lënë në stol Cristiano Ronaldon të cilin do të rikthejë nga minuta e parë në sonte, po ashtu Sancho ka një vend titullari sërish pas golit të shënuar ndaj “Bluve të Londrës” dhe Rashord që do të plotësojë sulmin në krahun tjetër.

Formacioni i munshëm i Man.United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Sancho, Fernandes, Rashford; Ronaldo. /albeu.com


Shtuar 2.12.2021 09:38