Elgit Doda qenka super xheloz, Klea Huta si asnjëherë: Ma mori shpirtin (FOTO LAJM)

Klea Huta ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Roped with Olsi”, ku dha një intervistë të gjatë mbi karrierën, familjen e duke zbuluar shumë të pathëna. Një nga pyetjet që Olsi Bylyku i bëri Kleas ishte nëse Elgiti është tip xheloz.

“Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, s’i jap asnjë shkas”, tha Klea ndërsa Olsi i habitur vazhdoi: “Kur është rasti i fundit që është bërë xheloz?”

“Para 18 viteve”, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura.

Më pas Klea mori një surprizë nga Elgiti, një kuti me lule dhe një letër që e emocionoi.

“E dashur Klea, tek sytë e tu gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte universin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë. Tani që po të shkruaj po më vijnë ndërmend të gjitha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës”, ishte letra e Elgitit.


Shtuar 2.12.2021 09:33