FORMACIONET ZYRTARE/ Sonte ndeshja kundër Gjeorgjisë, ja si do të rreshtohet Kombëtarja “kuqezi”

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Trajneri Sylvinho nuk ka preferuar ndryshime në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë që sollën fitoren në Pragë tre ditë më parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

1- Strakosha
2- Hysaj (C)
3- Ismajli
4- Kumbulla
5- Ramadani
6- Mario Mitaj
7- Hoxha
8- Asllani
9- Manaj
10- N. Bajrami
11- Asani


Shtuar 10.09.2024 19:33