Emocionet sa vijnë dhe shtohen. “Air Albania” pret finalen e titullit mes Partizanit dhe Egnatias, duel ky që do të startojë në orën 19:00.
Ekipet prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë, me trajnerët që kanë përgatirur çdo gjë deri në detaj. Kryeqytetasit kërkojnë titullin e dytë rresht, ndërsa rrogozhinasit të parin në historinë e klubit.
Orges Shehi dhe Edlir Tetova kanë shuar çdo dilemë, teksa kanë vendosur për formacionet e kësaj finale. Në këtë mënyrë të dy timonierët kanë zgjedhur 11-luftëtarët e kësaj sfide, ku në lojë është titulli kampion.
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI:
Trajner: Orges Shehi
Formacioni: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.
EGNATIA:
Trajner: Edlir Tetova
Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.