Pas rreth një ore do të startojë sfida mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, me “pancerat”, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, e cila mund ta çojë në raundin tjetër të, “Katar 2022”.
Tekniku Hansi Flick ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, me veteranin Neuer në portë, mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Kimmich, Sule, Rudiger dhe Raum. Përpara tyre do të vendosen Gundogan dhe Goretzka, ndërsa reparti i mesfushës ofensive do të përbëhet nga Musiala, Muller dhe Gnabry, të cilët do mbështesin Leroy Sanen, i cili do të jetë i vetëm në sulm.
Ndërkaq, nga ana tjetër, tekniku i Kosta Rikës, Luis Suarez ka përzgjedhur të njëjtin formacion me atë, që i dhuroi 3 pikët e para këtë edicion, kundër Japonisë./ h.ll/albeu.com
Formacionet zyrtare: