Valbon Limani ka përgënjeshtruar pretendimet se mund t’i bashkohet VLEN-it. Gjatë emisionit “N’Podium” me Mefo Ismailin në Ora24.tv, ai konfirmoi se vazhdon të jetë anëtar i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa bëri të ditur se nuk ka pasur bisedime konkrete me përfaqësues të VLEN-it.
Të lidhura
None found
Limani tha se drejton Këshillin Organizativ, i cili po merret me përgatitjet për Kongresin e Aleancës. Sipas tij, ky Kongres pritet të mbahet së shpejti.
Duke deklaruar se “nuk jam tregtar politik”, Limani u shpreh se zhvillimi i Kongresit do t’i japë fund, sipas tij, hamendësimeve lidhur me të ardhmen e tij në politikë.
