Formacionet zyrtare: Francë-Danimarkë

Botërori 2022 vazhdon me grupin D. Franca do të sfidojë Danimarkën në orën 17:00, në një ndeshje ku pritet mjaft spektakël.

“Gjelat” do të luajnë me modulin 4-3-3 me Hugo Lloris në portë pas Jules Kounde, Raphael Varane, Dayot Upamecano dhe Theo Hernandez. Aurelien Tchouameni pozicionohet si rojtar përkrah Antoine Griezmann dhe Adrien Rabiot.  Ndërsa, Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe shoqërojnë Olivier Giroud në sulm.

Nga ana tjetër, danezët zgjedhin modulin 3-4-2-1 me Kasper Schmeichel në katërkëndëshin e portës. Përballë tij, Joachim Andersen, Victor Nelsson dhe Andreas Christensen përbëjnë mbrojtjen. Rasmus Kristensen dhe Joakim Maehle janë pozicionuar si piston me Pierre-Emile Hojbjerg dhe Christian Eriksen në mesfushë. Andreas Cornelius shoqërohet nga Jesper Lindstrom dhe Mikkel Damsgaard në sulm.

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Theo, Upamecano, Varane, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Mbappe, Giroud, Dembele.

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Nelsson, Maehle, Christensen, Höjbjerg, Lindström, Eriksen, Kristensen, Damsgaard, Cornelius.


Shtuar 26.11.2022 15:50