Formacionet zyrtare, Bayer Leverkusen – Roma: Alonso dhe De Rossi në takimin e fundit para finales

Bayer Leverkusen pret Romën në “Bay Arena” ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku kërkohet finalisti i kësaj gare.

Aspirinat fituan 2-0 si mysafir ndeshjen e parë dhe ka barazuar rekordin e të gjitha kohërave duke vazhduar si të pamposhtur për 48 ndeshje, ndërsa deri tani kanë fituar Bundesligën dhe është në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Roma në anën tjetër kërkon finalen e tretë evropiane në tri vite radhazi, por duket e vështirë me rezultatin e ndeshjes së parë.

Xabi Alonso ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me Xhakën në mesfushë, ndërsa sulmin ia ka besuar Adli, Hlozek dhe Hofmann.

Në anën tjetër, Daniele de Rossi, do të luajë me emra si Azmoun, Lukaku dhe El Shaarawy.

Formacionet Zyrtare:

Bayer Leverkusen: Kovar; Hincapie, Tah, Tapsoba; Frimpong, Palacios, Xhaka, Grimaldo; Adli, Hlozek, Hofmann.

Roma: Svilar; Angelino, Mancini, Ndicka, Spinazzola; Cristante, Paredes, Pellegrini; Azmoun, Lukaku, El Shaarawy.


Shtuar 9.05.2024 20:39