Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfida Tirana-Kukësi, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë duan kthesën pas humbjes së javës së kaluar ndaj Erzenit.
E njëjta gjë vlen edhe për verilindorët e Enkeleid Dobit, të cilët synojnë fitoren për të hedhur pas krahëve atë disfatë ndaj Egnatias ndeshjen e kaluar.
FORMACIONET ZYRTARE –
TIRANA – (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Ismajlgeci; Aleksi, Deliu, Kallaku; Hasani, Patrik, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
KUKËSI – (3-4-3): Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Lejton Ndukvu, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.
ARBITRAT E NDESHJES –
Arbitër kryesor – Andi Koçi (Durrës)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Endrit Veseli (Fushë-Krujë)
Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)
VAR – Klodjan Prenga (Laç)
AVAR – Denis Rexha (Tiranë)