Medalja e bronztë e Kupës së Botës “Katar 2022” do të jetë çmimi për fituesin mes Kroacisë dhe Marokut, ku të dy kombëtaret përballen sot në orën 16:00 në “Khalifa International” për vendin e tretë të këtij turneu.
Kroacia u eliminua në gjysmëfinale nga Kombëtarja e Argjentinës, ku kjo e fundit e siguroi finalen e këtij Botërori me fitore bindëse 3:0, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Maroku e pësoi nga kampioni aktual botëror, kështu duke u eliminuar në gjysmëfinale pas humbjes 2:0 nga Franca.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve ishte në fazën e grupeve të këtij turneu, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy kombëtaret, për Kroacinë nuk do të paraqiten Marcelo Brozovic dhe Josip Juranovic, kurse te Maroku mungojnë Romain Saiss, Aguerd dhe Mazraoui.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Jakic, Kovacic; Vlasic, Kramaric, Perisic
Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, El-Yamiq, Dari, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal
16:00 Kroacia – Maroku (Stadiumi Khalifa International)