Kroacia në gjysmëfinale, triumfon mes dramës së penalltive ndaj Brazilit (VIDEO)

Kroacia befason Brazilin. Ekipi i Dalic ka mposhtur me penallti ekipin e Tite. Kroatët triumfuan me rezultatin 4:2.

90 minutat përfunduan pa gola, ndërsa pas 120 minutave në shtesa u realizuan 2 gola. Neymar kaloi në avantazh Selecao në 105′, ndërsa Petkovic barazoi shifrat në 117′.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate ishte solide.

Tashmë, në gjysmëfinale Kroacia do të presë fituesin e ciftit Holandë-Argjentinë e cila nis sot në mbrëmje në 20:00./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 18:51