Formacionet e mundshme Inter-Verona, fitorja e zikaltërve sot vlen sa një Scudetto

Pas suksesit të madh në Torino kundër Juventusit, Interi është rikthyer në rrugëtimin e artë dhe për të besuar përfundimisht te Scudetto.

Sonte, kundër Veronës, kampionët e Italisë po kërkojnë një tjetër fitore për të rritur moralin dhe grintën e duhur për të fituar përsëri Scudetton. Interi e ka në dorë kampionatin, pasi ndeshjet e fundit e favorizojnë.

Inzaghi e njeh shumë mirë peshën e ndeshjes së sotme dhe për këtë, pasi ka gjetur tre pikët e rëndësishme ndaj Juves, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rruga që të gjithë tek Appiano shpresojnë se do të cojë drejt yllit të dytë.

Lautaro nuk do të jetë sot, pasi është i pezulluar për shkak të kartonave. Vendin e tij me shumë mundësi do ta zejë argjentinasi tjetër, Correa, pasi ky është më i favorizuar për të startuar si titullar, më shumë se Sanchez. Argjentinasi do të jetë bashkë me Dzekon në sulm.

Është rikthyer De Vrij në treshen e mbrojtjes bashkë me Skriniar dhe Bastonin. Në anësore do të jenë të përhershiom Dumfries dhe Perisic. Të padiskutueshmit Barella, Brozovic dhe Calhanoglu.

Në portë, sigurisht do të jetë Handanovic.

Nga ana tjetër Verona ka disa dyshime. Tudor duhet të kuptojë kushtet e Barakut, në rast se nuk rikuperohet, Bessa është gati të veprojë me Caprarin pas Simeones.

Veloso nga ana tjetër, shpreson që të paktën të rrëmbejë aktivizimin pas dëmtimit muskular. Lasagna është kthyer në stol. Tameze dhe Ilic të konfirmuar në qendër.

Formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Dumfries,Barella,Brozovic, Calhanoglu, Perisic, Dzeko, Correa.

HELLAS VERONA (3-4-2-1): Montipo, Casale, Gunter, Cecherini, Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic, Bessa, Caprari, Simeone./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.04.2022 09:41