Forma e mrekullueshme bind Mallorca-n, vlera e Muriqit rritet 5 herë më shumë

Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje, më shumë se fituesi i Topit të Artë, Benzema. Sipas “futboldesdemallorca”, klubi spanjoll ka paramlajmëruar cilido ekip që shfaq interes për bomberin dardan, duhet të paguajë minimalisht 40 milionë euro.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Mallorca, sipas “transfermarkt”, e mori nga Lazio për shifrën e 7,7 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 13:25