Flick konfirmoi largimin nga Bayerni, Schweinsteiger ka një mesazh

Hansi Flick ka befasuar opinionin e futbollit anë e mbanë globit me deklaratën e tij për largimin nga gjiganti “Bavarez”.

Flick pas ndeshjes me Wolfsburgun të cilën Bayerni e fitoi me rezultatin 3-2, deklaroi se do të largohet nga kampioni gjerman në fund të sezonit.

Flick deklaroi se edhe klubi edhe lojtarët tashmë janë në dijeni të vendimit të tij, dhe nuk përjashtoi një kalim tek Kombëtarja gjermane.

Pas lajmit se Flick do të largohet, ka reaguar legjenda e klubit, Bastian Schweinsteiger.

Schweinsteiger në rrjetin e tij social, Twitter, pati plot lëvdata për trajnerin gjerman.

“Bayerni të emëroi si menaxher rezervë dhe ti i fitove të gjitha për ta”, tha Schweinsteiger.

“Në çfarëdo mënyre që kjo do të përfundojë, urime Hansi Flick”, përfundoi Bastian Schweinsteiger./

Shtuar 17.04.2021 21:54