Flick dështon me “pancerat”, Gjermania eleminohet nga “Katar 2022” (VIDEO)

Për të dytin edicion rradhazi, Gjermania nuk ka arritur të kalojë në fazën me eleminim direkt. Edhe pse arriti të triumfonte me rezultatin 4-2 kundër Kosta Rikës, “pancerat” të drejtuar nga tekniku Hansi Flick, nuk i kanë përmbushur “kriteret” e kualifikimit.

Ndeshja nisi me “pancerat” në sulm, të cilët arritën të gjenin golin, që në minutën e 10’ me Serge Gnabry, por pa arritur të shfrytëzonin rastet e panumërta të krijuara nga Musiala e Sane.

Me startin e pjesës së dytë, skuadra e Flick vazhdoi të sulmonte portën e Kosta Rikës, por në minutat 58’ dhe 70’, Tejeda dhe Vargas “përmbysën” rezultatin në 2-1.

Reagimi i “pancerave” do të ishte i menjëhershëm me sulmuesin e Chelsea, Kai Havertz, që do të gjente rrugën e rrjetës dy herë në minutën e 73’ dhe të 85’, për të kaluar sërish të tijët në avantazh. Gjermania do të shënonte edhe në minutën e 91’, me Niclas Fullkrug, por pa mundur dot të siguronte sasinë e nevojshme të golave, për të kaluar në fazën e 1/16-ve.

Ndërkaq, në anën tjetër Japonia ka mundur Spanjën dhe ka peshkuar Kroacinë në raundin tjetër, ndërsa Spanja do të përballet me Marokun e vendit të parë, të grupit F. /h.ll/albeu.com

2-4

2-3

2-2

2-1

58′ 1 – 1 Yeltsin Tejeda

10′ 0 – 1 Serge Gnabry Assist: D. Raum


Shtuar 1.12.2022 22:02