Krim tronditës në Britani: Policia nuk zbatoi urdhrin e arrestit, 22-vjeçari vrau vajzën 2-vjeçare të partneres

Vrasja e një vajze 2-vjeçare në Britaninë e Madhe ka zbuluar mangësi të rënda në veprimet e policisë dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve. Autori i krimit, një person i dhunshëm ndaj të cilit kishte një urdhër arresti të pazbatuar prej 18 muajsh, i mori jetën vajzës së partneres së tij.

Të lidhura

None found

Harrison Simpson, 22 vjeç, u dënua javën e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen “sadiste” të Isabelle Welsh, e cila vdiq në shtator të vitit 2025. Ai duhet të qëndrojë të paktën 28 vjet në burg. Sipas The Times, edhe Alexandra Walker, nëna 26-vjeçare e fëmijës, u gjet fajtore për vrasje dhe mori dënim të përjetshëm, me një minimum prej 21 vitesh.

Simpson dhe Walker ishin njohur përmes Facebook-ut dhe lidhja e tyre kishte filluar vetëm tre muaj përpara vrasjes.

Policia e Cleveland ka pranuar se nuk zbatoi urdhrin e arrestit të nxjerrë në mars të vitit 2024 nga Gjykata e Magjistraturës së Teesside. Për pasojë, Simpson vijoi të ishte i lirë, nisi marrëdhënien me Walker dhe u vendos në banesë me të dhe vajzën e saj.

Urdhri ishte lëshuar për shkak se 22-vjeçari nuk ishte paraqitur në gjykatë lidhur me shkeljen e një urdhri mbrojtës ndaj ish-partneres së tij. Kjo e fundit kishte denoncuar se Simpson e kishte kërcënuar dhe ngacmuar.

Sipas policisë, ishin bërë disa përpjekje për lokalizimin dhe arrestimin e tij, por asnjëra prej tyre nuk kishte dhënë rezultat.

Në reagimin zyrtar, policia deklaroi: “Pranojmë se periudha gjatë së cilës Simpson kishte një urdhër arresti të pazbatuar është larg standardeve të pranueshme”.

Provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor treguan se, përpara vdekjes, Isabelle ishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga Simpson për disa muaj.

Më 13 shtator 2025, gjatë një tronditjeje të dhunshme, koka e vogëlushes u përplas me forcë mbi një sipërfaqe të fortë, duke i shkaktuar një dëmtim fatal në tru. Isabelle vdiq në spital një ditë më pas.

Gjatë gjykimit nuk u përcaktua se cili nga dy të akuzuarit e kishte shkaktuar dëmtimin vdekjeprurës. Walker tha se atë mëngjes po flinte, pasi një natë më parë kishte konsumuar sasi të madhe alkooli, ndërsa Simpson nuk pranoi të jepte variantin e tij për ngjarjen.

Dymbëdhjetë ditë përpara se të ndërronte jetë, Isabelle ishte dërguar nga nëna e saj në spital për një dëmtim në këmbë. Nga ekzaminimet u konstatua se vajza kishte pësuar frakturë.

Një infermiere shprehu menjëherë shqetësim për sigurinë e fëmijës. Megjithatë, mjekët e konsideruan të besueshëm shpjegimin e Walker dhe nuk vijuan me masa të tjera.

Në dëshminë e saj, infermierja tregoi se nëna e Isabelle ishte sjellë në mënyrë agresive kur u ngrit mundësia që të njoftoheshin shërbimet sociale. Walker kishte kërkuar gjithashtu që vajza të kontrollohej nga një mjek tjetër.

Vetëm 11 ditë pas kësaj vizite, vogëlushja u dërgua sërish në spital, këtë herë me plagë fatale.

Teksa dëshmonte, infermierja shpërtheu në lot dhe kujtoi se Isabelle ishte “e mbuluar nga koka te këmbët me mavijosje”.

Autopsia konstatoi 21 kocka të thyera, mes tyre kafkën dhe shtyllën kurrizore.

Në trupin e vajzës u evidentuan gjithashtu 97 dëmtime të indeve të buta, si dhe hemorragji në tru.

Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një prej rasteve më të rënda të dhunës së ushtruar ndaj një fëmije.

Gjatë katër javëve që i paraprinë vdekjes së Isabelle, qendra lokale për mbrojtjen e fëmijëve kishte kontaktuar edhe dy herë me familjen. Pavarësisht kësaj, në asnjërin rast nuk u morën masa.

Katër ditë përpara tragjedisë, një vizitore shëndetësore vendosi të komunikonte me familjen vetëm nëpërmjet telefonit dhe nuk shkoi në banesë për ta parë nga afër fëmijën.

Prokurori Richard Wright deklaroi në gjykatë se punonjësja shëndetësore e kishte mbyllur rastin pa e parë fare Isabelle, duke shënuar se nuk ekzistonte asnjë shqetësim.

Pas vrasjes, autoritetet lokale kryen një rishikim, i cili doli në përfundimin se vendimet për të mos e përshkallëzuar rastin kishin qenë “të përshtatshme”, pavarësisht përfundimit tragjik.

Nga gjyqi rezultoi se Isabelle kishte qenë një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur përpara se Simpson të bëhej pjesë e jetës së saj.

Walker kishte filluar të dyshonte për sjelljen e partnerit të saj, veçanërisht pasi ai ngulte këmbë që ta lante vetëm vajzën. Ajo kishte bërë madje një verifikim në regjistrin e autorëve të krimeve seksuale, por emri i Simpson nuk figuronte aty.

Edhe nëna e Walker e kishte paralajmëruar të bijën se mbesa dukej sikur po abuzohej.

Pasi u zbulua moszbatimi i urdhrit të arrestit, Policia e Cleveland bëri të ditur se kishte ndryshuar mënyrën e menaxhimit të personave të shpallur në kërkim.

Autoritetet thanë se është ngritur një sistem i ri për mbikëqyrjen e urdhrave të arrestit. Ndërkohë, rastet e vlerësuara me rrezik të lartë shqyrtohen çdo ditë nga drejtuesit e policisë.

Partneriteti për Mbrojtjen e Fëmijëve në Hartlepool dhe Stockton-on-Tees njoftoi gjithashtu se, pas vdekjes së Isabelle, ishte përgatitur një plan masash. Ky plan u zbatua menjëherë dhe vijon të monitorohet, me synimin që raste të tilla të mos përsëriten.


Shtuar 2.08.2026 13:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort