Fjalët e para të Bentancur për Tottenham: Gati për të dhënë 150% për Antonio Conten

“Një kënaqësi dhe një nder”. Rodrigo Bentancur, në mikrofonat e faqes zyrtare të Tottenham, direkt nga Uruguai ku është i përfshirë me kombëtaren, flet për transferimin e tij te Spurs.

“Po arrij në një klub të madh me lojtarë të mëdhenj. Jam i lumtur siç isha kur mësova për interesin e klubit për mua. Të vesh këtë fanellë do të jetë një nder: Unë gjithmonë e kam dashur Premier Ligën dhe tani kam mundësinë të luajmë së bashku, për lojtarë të nivelit të lartë”.

Për aventurën e tij në Premier League: “Do të më ndihmojë shumë të rritem si futbollist dhe do të japim gjithçka për të përfaqësuar Tottenhamin në mënyrën më të mirë të mundshme, të gjithë së bashku. Unë jam një lojtar shumë taktik, që më pëlqen të mbuloj hapësirat e hapura”. Unë duhet të përmirësohem dhe e di që mund ta bëj. Conte është një trajner i madh, ai dëshiron 150% nga ekipi i tij dhe unë do të mësoj shumë prej tij, është një motiv i madh për mua”. /albeu.com/


Shtuar 3.02.2022 17:35