ZYRTARE/ Conte trajneri i ri i Tottenham

Ashtu siç ishte parashikuar, Tottenham ka bërë zyrtare nënshkrimin me trajnerin e ri, Antonio Conte.

Klubi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur se tekniku italian do të jetë në drejtimin e “spurs” deri në verën e vitit 2023.

Mësohet se ish-trajneri i Chelsea, Juventus dhe Inter do të marrë një pagë prej 15 milion eurosh në sezon me londinezët.

Sipas  football.london, Conte nuk do jetë në stërvitjen e “spurs” ditën e sotme pasi është në pritje të një leje pune. /albeu.com

 

 


Shtuar 2.11.2021 13:04