Fjalët e para për Ralf Rangnick si trajner i Manchester United

Tekniku gjerman i tha kanalit zyrtar të klubit: “Jam i emocionuar që bashkohem me Manchester United dhe tashmë jam i fokusuar ta bëj këtë një sezon fitues. Skuadra është plot me talentë dhe ka përzierjen e duhur të lojtarëve ekspertë dhe atyre të rinjë.

Të gjithë Përpjekjet e mia gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të shërbejnë për të përmirësuar këta lojtarë për të nxjerrë në pah të gjithë potencialin që kanë, individualisht ashtu edhe si ekip. Përveç kësaj unë do ta ndihmoj klubin në një projekt afatgjatë si konsulent.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2021 12:56