Fitues i Champions, Tuchel pranon se dëshiron 2-3 përforcime gjatë merkatos së verës

Trajneri i Chelasea, Thomas Tuchel ka treguar se atij i duhen tre lojtarë për ta përforcuar skuadrën.

Chelsea e fitoi Ligën e Kampionëve dhe siç duket, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat edhe për disa vite të tjera.

Tuchel duke folur për “Goal.com”, ka thënë se atij i duhen disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

“Dy apo tri nënshkrime të reja do të ishin fantastike”, tha ai.

“Nryshimet nuk duhen mohuar asnjëherë”, shtoi ai.

“Kjo sepse ju gjithmonë sillni energji të re përmes ndryshimeve, djemtë e ri i vënë në pikëpyetje ata me besimet e vjetra, të cilët sfidojnë çdo gjë në stërvitje kështu që mendoj që është gjë e mirë”, tha Tuchel.

“Nuk mendoj se na duhen shatë a po tetë, kemi skuadër të re dhe të mirë, dy apo tre lojtarë do të ishin fantastikë nëse do të mund ti merrnim”, përfundoi Thomas Tuchel.


Shtuar 31.05.2021 13:21