Aksident tragjik në Elbasan, vdes në rrugë 75-vjeçari që drejtonte motorin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan- Cerrik në fshatin Gjergjan. Burimet bëjnë me dije se nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë shoferi i motorit që u përplas me makinën.

Mësohet se viktima është i moshës 75-vjeç, ndërkohë ende nuk dihet identiteti i tij. Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës, dhe pritet të hetojë më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 31.05.2021 13:16