Norwich City, fundi i Premierligës, ka shkarkuar trajnerin e tyre, Daniel Farke, pavarësisht se këtë të shtunë ka arritur fitoren e parë të sezonit.
“Kanarinët” mposhtën 1-2 Brentfordin jashtë shtëpisë, gjë që nuk pengoi shkarkimin e Farkes, i cili pas njëmbëdhjetë ndeshjesh ka ekipin e fundit në tabelë me pesë pikë.
Trajneri ka udhëhequr 208 ndeshje të Norwich në më shumë se katër vjet që ai ka qenë me ekipin. Farke mbërriti në prill 2017 nga Borussia Dortmund II dhe që atëherë ka arritur dy promovime në Premier League dhe një rënie në Championship.
Farke është trajneri i katërt i shkarkuar në Premierligë pas Xisco Muñoz të Watford, Steve Bruce të Newcastle United dhe Nuno Espirito Santo të Tottenham Hotspur. r.t/albeu.com