Fitorja me vështirësi ndaj Austrisë, Mancini: Ishte meritë e lojtarëve të stolit, ndoshta ishte më e vështirë se çerek-finalja

Roberto Mancini ia ka atribuuar meritat e fitores së Italisë lojtarëve të stolit që u futën në fushë dhe bënë diferencën. Chiesa e Pessina ishin dy nga këto zgjedhje dhe ai i lavdëroi për atë që kishin treguar në fushë në një ndeshje të cilën ai e komentoi ndoshta edhe më të vështirë se ajo ndaj superfuqive si Belgjika e Portugalia me një nga të cilat do të ndeshet në çerekfinale.

“Ia arritëm në fund sepse e merituam edhe pse pastaj pësuam këtë gol që herët a vonë duhej të pësonim. Në pjesën e parë mund të shënonim ndonjë gol, në të dytën loja ra por e deshëm shumë këtë sukses dhe ia arritëm.

Fituam falë lojtarëve që janë në pankinë dhe të cilët hynë në fushë me mentalitetin e duhur. Djemtë kanë shpenzuar shumë, Kieza e Pesina u treguan të aftë. E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë, ndoshta më e vështirë se sa çerekfinalet.

Kjo fitore mund të na bëjë mirë. Kemi patur raste e nuk shënuam. Por deshëm që ta fitonim. Belgjika apo Portugalia? Janë dy skuadra të jashtëzakonshme, do të jetë e vështirë”, tha Mançini menjëherë pas sfidës.


Shtuar 27.06.2021 08:27