Fitorja me Sampin, Sarri: Unë jam drejtori televiziv i Lazios,  ne nuk stërvitemi kurrë

Pjesa e parë e shkëlqyer e Lazios ndaj Sampdorias, e dyta për t’u harruar. Gjithsesi mbërrijnë tre pikët për biancocelestët, duke fituar jashtë për herë të dytë këtë sezon.

Pas ndeshjes, Maurizio Sarri për Dazn komentoi:

Lodhja ju bën më të lehtë fazën e mbrojtjes. Mbrojtja në ndeshjen e sotme ishte më e lehtë se të enjten. Por të enjten, në gabimet e mëdha të bëra, ka pasur ide interesante. Duhet të harrojmë golat e pësuar në të kaluarën, tani udhëtojmë në nivele të tjera. 

Të gjitha skuadrat kanë më shumë gola se më parë. Jemi në një pikë ku nuk stërvitemi kurrë. Kemi një muaj që luajmë  çdo tre ditë.Ne punojmë shumë me videot, por jemi ende në fazën ku ka lojëra të mira dhe të tjera ku linja është e ndarë. 

Megjithatë, golat e shumtë nuk janë faji i vetëm i mbrojtjes. Immobile?. Ai kishte dhimbje në gju dhe vendosi të ndalojë. Për të kuptuar nëse është faji i një tendosje të vogël të kolateralit apo një goditje. Asimilimi? Faza lart e poshtë. Ekipi bën gjërat që kërkon, pastaj kthehet prapa. Varet se nuk stërvitemi kurrë, unë jam drejtor televizioni”. /albeu.com


Shtuar 5.12.2021 21:15