Kristjan Asllani është i lumtur. Jo vetëm se Shqipëria vazhdon të fitojë e shkëlqeje, por edhe sepse më në fund ai po luan rregullisht, jo siç ndodh te Interi.
“Jemi të gjithë të përqendruar. Siç e thashë, kush luan e ndjen veten mirë. Kjo është meritë e trajnerit që po na vë të gjithëve në lojë. Të gjithë dhanë maksimumin, treguan që janë gati.
Të lidhura
None found
Nuk ka problem ku luan Laçi me Ramadanin, ose Bare e Gjasula. Jemi shumë mesfushorë, kush të luajë do japë maksimumin, jemi shumë mirë.
Jemi ekip i ri. Sot ishte në fushë Mitaj, ishte Muçi, Nedimi që është i ri, jemi të rinj. Shpresojmë të rrimë sa më shumë në këtë kombëtare dhe e kemi ne në dorë.
Jam i lumtur kur bëj 90 minuta në dy ndeshje, kam shumë që nuk i bëj. Falënderoj trajnerin që më pyeti si ndjehesha dhe më tha ‘ok do e mbarosh ndeshjen’. Do kthehem në klub dhe shpresoj të kem sa më shumë minuta. Jam i lumtur për këtë ndeshje”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes me Bullgarinë.
