Chelsea ka triumfuar 5-0 në shtëpi përballë West Ham United në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.
Pas 15 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Cole Palmer, që u asistua prej Nicolas Jackson.
Për 2-0 u përkujdes Conor Gallagher, kur shënoi pas gjysmë ore lojë në Stamford Bridge.
Gjashtë minuta më vonë, Chelsea realizoi edhe të tretin, tani nëpërmjet Noni Maduekes, që u asistua nga Thiago Silva.
Edhe pjesa e dytë filloi fuqishm për Blutë, që realizuan dy gola të tjerë.
Ishte minuta e 48-të, kur Madueke asistoi me finesë te Jackson, që e futi lehtas topin në rrjetën e Çekanëve.
Jackson (81′) shënoi edhe të pestin për Chelsean, për të finalizuar ndeshjen me rezultat 5-0.
Pas javës së 36-të, Chelsea është ngjitur në vendin e shtatë me 54 pikë, aq sa ka edhe Man United në të tetin, ndërsa në xhiron e 37-të, skuadra londineze përballet me Nottinghamin. /Telegrafi/