Fitimet pa kufi të agjentëve, FIFA me plan për kufizimin e tyre

Tregu i transferimeve mund të transformohet pasi FIFA ka njoftuar se do të vendosë një kufi prej 10 përqind në tarifat e të gjithë agjentëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ndërsa u bë e ditur se 443.65 milionë euro u paguan për ndërmjetësit vetëm në vitin 2021, 183.18 milionë euro prej tyre të ndara mes klubeve angleze dhe italiane.

Raporti tregoi se klubet angleze kishin ndërmjetës të përfshirë në 203 nga 562 transferimet e tyre hyrëse për këtë vit, pra 36.1 përqind e rasteve.

Në vendin e dytë janë skuadrat italiane, të cilat kishin ndërmjetës që punuan në 35.5 përqind të transferimeve.

Në përgjithësi, raporti i FIFA-s tregon se rreth 443.65 milionë euro janë shpenzuar për ndërmjetësit në vitin 2021 dhe kur bëhet fjalë për shifrat, Anglia është shumë përpara me 118.08 milionë euro.

Gjermania pason me 74.67 milionë euro, më pas Italia me 65.1 milionë euro dhe një rënie e madhe ka ardhur në Spanjë me 34.8 milionë dollarë, Franca 30.3 milionë dollarë dhe Portugalia me 29.3 milionë dollarë.

Pas raportit, FIFA ka bërë të ditur planin për të vendosur një kufi prej 10 përqind në tarifat e agjentëve nga sezoni i ardhshëm.


Shtuar 16.12.2021 08:52