Fitimet më të lehta në historinë e futbollit: Real Madrid Liga e Kampionëve dhe Chelsea 15 milionë

Në verën e vitit 2019, Eden Hazard u transferua nga Chelsea te Real Madrid për 115 milionë euro si kompensim nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Që prej mbërritjes në Madrid, ai vazhdimisht lufton me lëndimet, por edhe me obezitetin sepse nuk bën jetë sportive, pavarësisht se luan për një klub kaq të madh.

Që kur mbërriti në Madrid, ai ka pasur një paraqitje të mjerueshme në të gjitha nivelet, por në tre vitet e fundit, ai Champions mbrëmë në Paris, e 14-ta në histori.

Prandaj mbrëmë kanë gëzuar në Londër. Gjegjësisht, në kontratën e lidhur gjatë transferimit të Hazard te Madridi, kishte një klauzolë që Chelsea do të merrte 15 milionë euro nëse belgu fiton Ligën e Kampionëve me Realin dhe kështu ndodhi.

Një situatë e ngjashme ndodhi me Liverpoolin dhe Barcelonën, vetëm se ishte shumë më e çuditshme. Kur Coutinho u shit te katalanasit, kontrata thoshte se Barcelona duhet të paguajë një kompensim të caktuar nëse braziliani, si lojtar i Barçës, merr Champions League. Ajo që është veçanërisht interesante, ai ia doli me fanellën e Bayernit, por ishte i huazuar nga klubi spanjoll, kështu që Liverpooli fitoi para nga Barça sepse ishte lojtar i tyre. /albeu.com/


Shtuar 29.05.2022 13:58