Fiorentina vazhdon të jetë e interesuar për Bajramin, “vjollcët” takohen më menaxherin e lojtarit

Fiorentina nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori shqiptari i Empolit, Nedim Bajrami.

“Vjollcët” po shohin me kujdes situatën Bajramit dhe të klubit të tij, pasi këta të fundit nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit të tyre, por nëse një ofertë e mirë vjen, ato do ta merrnin në konsideratë.

Mediat italiane bëjnë të ditur, së në ditët e para të kësaj jave, drejtuesit e Fiorentinës do të takohen me menaxherin e Bajramit, Fali Ramadani.

Fiorentina duket e gatshme të paguajë rreth 10 milion euro për fantazistin e kombëtares tonë./albeu.com