Fiorentina e gatshme ta shesë Vllahovic për 81 milionë euro

Fiorentina është e gatshme që ta shesë sulmuesin, Dushan Vllahovic, për 81 milionë euro.

Ata tashmë janë të gatshëm që ta lënë yllin e skuadrës të largohet gjatë janarit, nëse paguhet shuma e kërkuar.

Klubi italian është i sigurt që serbi do të largohet në fund të kontratës, prandaj ata po duan që ta shfrytëzojnë afatin e janarit për të përfituar nga shitja e tij.

21-vjeçari që ka arritur t’i realizojë 20 gola këtë stinor, po kërkohet nga klube si Newcastle United, Juventusi, Tottenham Hotspur-i dhe Manchester City.


Shtuar 22.01.2022 08:52