EURO 2020/ Finlanda bën surprizën, mposht minimalisht Danimarkën në një ndeshje jo të zakonshme (VIDEO)

Finlanda ka bërë surprizën në ditëN e dytë të Euro 2020, duke mposhtur minimalisht Danimarkën.

Në një ndeshje jo të zakonshme e cila nisë në 18:00 dhe përfundoi në 21:30 pas një ngjarje të rëndë që ndodhi në fushën e lojës me Christian Eriksen që pësoi atak kardiak duke temrruar futbollistët , tifozët dhe gjithë botën futbollit.

Fatmirësisht danezi tanimë është një gjëndje të stabilizuar dhe ishte vetë mesfushori që i kërkoi lojtarëve të rinisin lojën pas një suspendimi.

Ndeshje rinisi pas më shumë se 1 orë pezullim, aty ku u ndal, në minutën e 43’ me rezultatin 0-0.

Finlanda do të arrintë të kalontë në avantazh në të dytën me Pohjanpalo në minutën e 60’ të takimit.

Danezët do të kishin shumë mundësi shënimi , por nuk arritën dot ta dërgonin topin në rrjetët as nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 74’ me godotjen e Hojbjerg që do të pritej nga portier1 kundërshtar.

Rezultati përfundimtar do të ishte 0-1. /albeu.com/

Shtuar 12.06.2021 21:35